LAJMI I FUNDIT:

Rooney thuhet se ka reaguar ndaj Ronaldos pas intervistës bombastike të portugezit

Rooney thuhet se ka reaguar ndaj Ronaldos pas intervistës bombastike të portugezit

Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney thuhet se ka reaguar ndaj ish-bashkëlojtarit të klubit, Cristiano Ronaldo, pas intervistës së tij shpërthyese.

Ronaldo u ul me prezantuesin e TalkTV, Piers Morgan, për një intervistë bombastike ku sulmoi trajnerin e Unitedit, Erik ten Hag, ish-menaxherin e klubit Ralf Rangnick dhe familjen Glazer.


Superylli portugez 37-vjeçar gjithashtu i drejtoi fjalët e tij kritike ndaj ish-bashkëlojtarëve të tij të United, duke përfshirë Rooney dhe Gary Neville.

Pjesë nga intervista janë parë gjerësisht në çdo medium dhe rrjet social, por biseda e plotë është shfaqur në TalkTV gjatë netëve, të mërkurë dhe të enjte.

“Nuk e kuptoj, ju duhet t’ia bëni këtë pyetje atij. Nuk e di pse më kritikoi kaq keq”, është përgjigjur fillimisht Ronaldo për mendimet e tij për kritikat e Rooneyt.

“Ndoshta, sepse ai e përfundoi karrierën e tij në të 30-at. Jam ende duke luajtur në një nivel të lartë, nuk do të them se po dukem më mirë se ai, gjë që është e vërtetë”.

“Është e vështirë të dëgjosh atë lloj kritikash dhe negativiteti nga njerëzit që kanë luajtur me ty, për shembull, edhe Gary Neville”.

“Njerëzit mund të kenë mendimin e tyre, por ata nuk e dinë realisht se çfarë po ndodh brenda fushës së stërvitjes në Carrington apo edhe jetën time”.

“Ata duhet të dëgjojnë jo vetëm një këndvështrim, por duhet të dëgjojnë edhe këndvështrimin tim. Është e lehtë të kritikosh, por nëse nuk e di të gjithë historinë, është e lehtë. Ata nuk janë miqtë e mi”, përfundoi portugezi.

Rooney nuk ka folur publikisht për kritikat e ashpra të Ronaldos, por Sky Sports raporton se ai është ‘i mërzitur’ nga kritikat e sulmuesit të pakënaqur të Unitedit.

Sipas raportimeve, legjenda e Anglisë dhe United ‘nuk ndjen armiqësi’ ndaj Ronaldos për komentet e tij.

Rooney, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2021 dhe më vonë u emërua trajner i Derby County, ka thënë më parë se Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave së bashku me Lionel Messin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori