LAJMI I FUNDIT:

Rooney: Firmino e bën sulmin e Liverpoolit më të mirin në botë

Rooney: Firmino e bën sulmin e Liverpoolit më të mirin në botë

Lojtari dhe trajneri i Derby County dhe legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, e ka pranuar se është një tifoz i sulmit të rivalëve të urryer të Liverpoolit.

Mohamed Salah ka shënuar 20 herë për sezonin e tretë radhazi ndërsa 18 golat nga Sadio Mane e kanë parë atë në mesin e favoritëve për çmime individuale këtë sezon.

Por, Rooney ka treguar kontributin e Roberto Firminos si integral në triumviratin e sulmit të Liverpoolit duke qenë i pakrahasueshëm për momentin.

Njëzet sulmuesit më të mirë në pesë ligat kryesore të Evropës këtë sezon bazuar në statistika
Lexo po ashtu Njëzet sulmuesit më të mirë në pesë ligat kryesore të Evropës këtë sezon bazuar në statistika

“Shënimi shpesh varet nga lojtarët që punojnë së bashku dhe tre sulmuesit e Liverpoolit janë shembulli i përsosur”, ka thënë fillimisht Rooney për Sunday Times.

“Salah dhe Mane sigurojnë thellësinë duke i shtyrë skuadrat që të lejojnë që Firmino të hyjë në thellësi për topin, qendërmbrojtësit kundërshtar pushojnë dhe papritmas dy të tjerët bëjnë drejtime diagonale me një ritëm të pabesueshëm për të sulmuar hapësirën”.

Dhjetë dribluesit më të mirë në botë që nga sezoni 2006/07 - Messi larg më i miri, Ronaldo i pesti dhe Neymar i dhjeti
Lexo po ashtu Dhjetë dribluesit më të mirë në botë që nga sezoni 2006/07 - Messi larg më i miri, Ronaldo i pesti dhe Neymar i dhjeti

“Më kujton se si Roma luante me Francesco Tottin si numër 10 dhe dy vrapues të shpejtë që sulmonin zonën nga krahët”.

“Më dhemb ta pranoj, por treshja e Liverpoolit janë grupi më i mirë sulmues në futbollin botëror për momentin”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori