LAJMI I FUNDIT:

Ronela Hajati shkëlqen me performancën në koncertin e Malumas

Ronela Hajati shkëlqen me performancën në koncertin e Malumas

Ylli latin me famë botërore, Maluma ka mbajtur koncert në sheshin “Nënë Tereza” në kuadër të turneut evropian.

Para se këngëtari nga Kolumbia të ngjitej në skenë, dy artistët e njohur shqiptarë Ronela Hajati dhe Elgit Doda kanë bërë hapjen e koncertit.


Të dy kanë performuar disa prej hiteve të tyre më të njohura, teksa Ronela ka ndarë pamje nga koncerti dhe dukja e saj në këtë mbrëmje edhe në Instagram

Foto: Ronela Hajati/InstaStory

Këngëtarja shqiptare e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në “Evrovision” ishte e veshur me shumë stil, duke kombinuar një xhaketë të shkurtër shumëngjyrësh me zinxhir që lëshoheni në pjesën e krahëve me sytjena të ngjashme dhe pantallona të ngushtë me ngjyrë të zezë dhe çizme të gjata.

Me flokë bionde në stilin ‘bob’ dhe makijazh të theksuar, krijuesja e hitit “Sekret” dukej e mahnitshme, teksa ndezi skenën në kryeqytet.

Foto: Ronela Hajati/InstaStory

Ndërkohë, pas performancave të dy këngëtarëve nga Shqipëria, në skenë u ngjit artisti ndërkombëtar, koncerti i të cilit mblodhi mijëra fansa që kishin ardhur ta shihnin nga afër.

Maluma koncert madhështor në Tiranë, ndez skenën në sheshin “Nënë Tereza”
Lexo po ashtu Maluma koncert madhështor në Tiranë, ndez skenën në sheshin “Nënë Tereza”

Maluma ka argëtuar publikun shqiptarë me disa prej hiteve të tij më të njohura që kanë grumbulluar miliarda klikime në YouTube dhe kanë zënë pozita në top-listat botërore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën "Titan"

Magazina
Don Xhoni ndalohet nga policia me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan

Don Xhoni ndalohet nga policia me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Do t'ju denoncoj të dyve në polici", Egla shpërthen ndaj Julit dhe Meritonit

Magazina
Kalo në kategori