LAJMI I FUNDIT:

Ronela Hajati pak ditë para paraqitjes në “Eurovison 2022”: Kjo është e gjitha që mund të bëj, më vjen keq

Ronela Hajati pak ditë para paraqitjes në “Eurovison 2022”: Kjo është e gjitha që mund të bëj, më vjen keq

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati po bën përgatitjet e fundit para paraqitjes në “Eurovsion 2022” që fillon nga 10 deri më 14 maj.

Hajati përfaqëson Shqipërinë me këngën “Sekret” dhe do të jetë performuesja e parë në natën e parë gjysmëfinale.


Krahas këngës ritmike nga ajo që është transmetuar deri më tani, Ronela bashkë me grupin e valltarëve ka përgatitur gjithashtu një performancë artistike dhe energjike që ka vazhduar të komentohet dhe madje edhe të cilësohet si provokuese.

Nisur kjo edhe nga censurimi nga faqja zyrtare në Instagram e “Eurovision” të cilët fshinë foton kryesore nga performanca e artistes shqiptare.

Ronela Hajati merr vëmendje me veshjen unike në konferencën për media të "Eurovision 2022"
Lexo po ashtu Ronela Hajati merr vëmendje me veshjen unike në konferencën për media të "Eurovision 2022"

Pas gjithë kësaj dhe komenteve në rrjetet sociale, përmes një postimi në Twitter, Ronela shprehet e lodhur nga kritika duke thënë se ky është maksimumi që ajo mund të jap, ndërsa shprehet se i mungojnë fansat dhe koncertet.

Foto: Ronela Hajati/Twitter

“Më mungon studioja ime, të bëj muzikë, koncertet, fansat. Kam punuar në çdo detaj për 5 muaj dhe njerëzit janë ende të pakënaqur nga unë. Kjo është e gjitha që mund të bëj, më vjen keq. Le të përfundojë kjo sa më shpejt. Fikini televizorin kur të transmetohet kjo performancë e tmerrshme sepse do ta harroni më shpejt!”, ka shkruar Ronela.

Ndërkohë, theksojmë që “Eurovision” këtë vit mbahet në Torino të Italisë. /Telegrafi/