Cristiano Ronaldos i është thënë se duhet të lutet në mëngjes dhe të falënderojë Karim Benzeman për të gjitha të arriturat që i kishte sa ishte te Real Madridi.

Ishte një partneritet që do të mbahet mend për vitet në vijim. Franezi, i cili rrallë merrte meritat që meritonte në atë kohë, shënoi 155 gola në 355 ndeshje kur luajti përkrah golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të Los Blancos në kryeqytetin spanjoll.

Ronaldo, ndërkohë, shënoi 371 herë në ato 355 ndeshje – një rekord mjaft tronditës. Por, duke parë prapa, arritjet e pesë herë fituesit të Topit të Artë në Los Blancos errësuan disi përpjekjet e partnerit, Benzemas.

Reklama
Koha kur Real Madridi kishte luajtur një ndeshje vetëm gjashtë minutëshe, madje kishte edhe gol Koha kur Real Madridi kishte luajtur një ndeshje vetëm gjashtë minutëshe, madje kishte edhe gol

37-vjeçari kaloi gjithsej nëntë vjet në Madrid dhe gjatë asaj periudhe plot trofe, ku fitoi katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe katër Topa të Artë, Karim Benzema dha gjithsej 47 asistime për sulmuesin midis 2009 dhe 2018.

Reklama

Do të thotë që Benzema ka dhënë më së shumti asistime për Ronaldon në karrierën e tij deri më tani.

Megjithatë, francezi ka lulëzuar që kur ish-partneri i tij sulmues u largua për në Juventus në vitin 2018.

Konfirmohet deklarata e Ancelottit për momentin që Benzema nuk u lejua nga sigurimi të futej në stadium Konfirmohet deklarata e Ancelottit për momentin që Benzema nuk u lejua nga sigurimi të futej në stadium

Në fakt, francezi ka gjetur rrjetën 124 herë në 183 ndeshje për Madridin që nga largimi i Ronaldos nga Los Blancos, që është më shumë se shifra e 37-vjeçarit prej 119 për Juventusin dhe Manchester Unitedin.

Reklama

Benzema ka qenë në formë të shkëlqyer për klubin dhe vendin dhe ish-lojtari italian Antonio Cassano, i cili kaloi dy vjet te Reali, beson se Ronaldo duhet të “lutet në mëngjes dhe të falënderojë” për kontributin e ish-partnerit në karrierën e tij.

“Në futboll, nuk ka vetëm tituj dhe gola, Zidane shënoi pak gola, por ai është një nga më të mëdhenjtë në histori, Riquelme gjithashtu”, deklaroi Cassano për Bobo TV. “Golat janë të dobishëm, titujt janë të dobishëm, por nuk janë gjërat themelore”.

Reklama
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes me Chelseat, një lojtar rezulton pozitiv me COVID-19 Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes me Chelseat, një lojtar rezulton pozitiv me COVID-19

“Cristiano Ronaldo duhet të lutet në mëngjes dhe të thotë: ‘Faleminderit, Benzema, që luajtët me mua’. Benzema, këtë vit dhe vitin e kaluar, ka shënuar 50 gola dhe asistime këtë vit dhe vitin e kaluar mbi 30 gola”.

Reklama

“Ronaldo shënon dhe do të shënojë gjithmonë, por ai është një lojtar ndryshe; Benzema është një qendërsulmues golashënues. Por, ai është gjithashtu Zidane; ai është 9, ai është dhjetë e nëntë e gjysmë”, ka shtuar më tej italiani.

Benzema, i cili ka shënuar 37 gola në 36 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, është favorit aktualisht për Topin e Artë. /Telegrafi/