Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv në testin e tij për COVID-19 dhe tani është në izolim.

Ai do t’i mungojë Portugalisë në duelin kundër Suedisë, ndërsa te Juventusi pritet të mungojë në dy ndeshje.


Juventusi e ka pësuar edhe në një mënyrë tjetër mungesën e ylli të saj, pasi lajmi ka pasur edhe efekt ekonomik.

ronaldo

Sapo doli lajmi se Cristiano Ronaldo është pozitiv me COVID-19, vlera e bursës së Juventusit ka rënë për 3 për qind.

Klubi bianconero është i listuar në bursë dhe çdo thashetheme, transferim ose dëmtim serioz ndikon në vlerat e klubit. Ndikim ka edhe nëse rrezikohet shëndeti i ndonjë lojtari të rëndësishëm.

Për çdo rast, shëndeti i Cristianos është i mirë, sipas mjekëve të ekipit portugez.

Ej9vRPmVoAEZ3l6 scaled

Lojtari është i izoluar dhe asimptomatik, por duhet të jetë në karantinë dhe duhet të dal negativ që të kthehet në punë me klubin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app