eksperti-banner

Cristiano Ronaldo shkaktoi termet rreth të ardhmes së tij duke hedhur shumë dyshime, por tani ka sqaruar se ajo nuk lidhet me çështje financiare.

Shikuesit dhe tifozët u habitën kur ylli i Los Blancos i tha një gazetari në fushë që ai do sqaroi statusin e tij në klub në ditët e ardhshme.


Megjithatë, sipas Ronaldos problemi qëndron diku tjetër dhe jo tek paratë, kështu që në ditët e ardhshme do të sqaroj të ardhmen e tij.

"Paraja nuk është problemi. Ai vjen nga larg", u përgjigj Ronaldo për Marca kur u pyet se cili ishte problemi i tij.

cristianofinal 2 Ronaldo nuk garanton ende për të ardhmen e tij (Getty Images)

"Unë kam fituar pesë Liga të Kampionëve dhe pesë Topa të Artë. Unë kisha bërë tashmë histori, por tani edhe më shumë".

"Nuk jam i mërzitur sepse e di se çfarë i jap klubit".

"Nuk dua ta fshij këtë moment të veçantë, me kolegët e mi që janë kampionë".

"Nuk mund të garantoj asgjë. Unë nuk jam duke shkuar për tu fshehur, në ditët e ardhshme unë do të flas ... Jeta nuk është vetëm për lavdi", përfundoi portugezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app