LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet arsyeja pse Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi

Zbulohet arsyeja pse Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi
Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Cristiano Ronaldo ka bërë disa deklarata ‘bombë’ pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve, ku ka lënë të kuptohet se po largohet nga Real Madridi.

Real Madrid ka fituar 3-1 ndaj Liverpoolit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve të zhvilluar të shtunën mbrëma në Olimpic Stadium të Kievit.


Megjithatë, disa deklarata të Ronaldos pas ndeshjes i kanë futur në panik tifozët dhe drejtuesit e klubit spanjoll.

Ronaldo nxit spekulime se do të largohet: Kam kaluar shumë mirë te Real Madridi
Lexo po ashtu Ronaldo nxit spekulime se do të largohet: Kam kaluar shumë mirë te Real Madridi

“Qëndrimi te Real Madridi ishte gjë e shumë e mirë”, është shprehur CR7 për BeIn Sports.

“Në ditët në vijim do t’u jap përgjigje tifozëve, të cilët kanë qenë gjithmonë përkrah meje”, portugezi.

Ronaldo me trofeun pas fitores ndaj Liverpoolit (Getty Images)

Këto deklarata janë parë si një përshëndetje e yllit portugez nga Real Madridi dhe nuk janë pritur aspak mirë nga tifozët Los Blancos.

Perez flet për largimin e mundshëm të Ronaldos: Klubi është mbi individin, jam i lumtur për të
Lexo po ashtu Perez flet për largimin e mundshëm të Ronaldos: Klubi është mbi individin, jam i lumtur për të

Sipas gazetarit të mediumit Sky Sports, Kaveh Solhekol, arsyeja e gjithë kësaj është se Ronaldo është i pakënaqur me pagën dhe jo jetën në Madrid dhe klub.

“Cristiano nuk është i palumtur në Real Madrid. Ai është i palumtur me pagën që merr në Real Madridi – 350 mijë funte [400 mijë euro] në javë”.

“Neymar i merr 600 mijë funte [685 mijë euro] në javë, ndërsa Messi 750 mijë funte [850 mijë euro] në javë”, ka shkruar Solhekol në profilin e tij në Tëitter. /Telegrafi/