LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo nuk përmbahet as në tunelin e stadiumit: Kam fituar pesë Liga të Kampionëve, Atletico zero

Ronaldo nuk përmbahet as në tunelin e stadiumit: Kam fituar pesë Liga të Kampionëve, Atletico zero

Cristiano Ronaldo vazhdimisht është tallur me Atletico Madridin në fushë, por ka vazhduar edhe në tunelin e stadiumit duke thënë se ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve, për dallim nga klubi spanjoll që nuk e ka asnjë.

Ylli i Juventusit ishte fyer nga tribunat gjatë gjithë ndeshjes së parë të 1/8-tës në Wanda Metropolitano, e cila i pa Bianconerët të mposhtu me rezultat 2-0.


Gjatë ndeshjes, ai tundi pesë gishta drejt tifozëve të Atleticos, duke i kujtuar se ai vetëm ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve.

Tifozët e Atleticos i fishkëllejnë gjatë gjithë ndeshjes, Ronaldo i ngacmon duke i treguar se sa Liga të Kampionëve i ka të fituara
Lexo po ashtu Tifozët e Atleticos i fishkëllejnë gjatë gjithë ndeshjes, Ronaldo i ngacmon duke i treguar se sa Liga të Kampionëve i ka të fituara

Në anën tjetër, Los Colchoneros ende nuk e kanë shijuar triumfin në këtë garë edhe përkundër dy finaleve në vitet e fundit.

Ronaldo shkoi edhe më tej kur kaloi në ‘mix-zone’ të tunelit të stadiumit, ku gazetarët u mblodhën për të folur me lojtarët.

Ronaldo duke i ngacmuar tifozët e Atleticos me pesë gishta të ngritur (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Portugezi i dëshpëruar nga humbja i tregoi gishtat përsëri, por kësaj radhe nën nervozizëm u tha edhe me zë.

Simeone feston në mënyrë të shëmtuar golin e Gimenez ndaj Juventusit
Lexo po ashtu Simeone feston në mënyrë të shëmtuar golin e Gimenez ndaj Juventusit

“Kam pesë trofe të Ligës së Kampionëve, ndërsa Atletico kanë fituar zero”, ka thënë Ronaldo në tunelin e stadiumit.

‘Lufta’ mes Ronaldos dhe klubit spanjoll pritet të vazhdojë deri në ndeshjen kthyese pas tri javëve në Torino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori