LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo Nazario ka emëruar katër futbollistë që sipas tij janë më të mirët e të gjitha kohërave

Ronaldo Nazario ka emëruar katër futbollistë që sipas tij janë më të mirët e të gjitha kohërave

Ikona e Real Madridit dhe Brazilit, Ronaldo Nazario ka emëruar katër lojtarët e tij më të mëdhenj të të gjitha kohërave aty ku padyshim është përfshirë dhe legjenda e Barcelonës Lionel Messi.

Ronaldo fillimisht u bë një yll i futbollit te Barcelona , ​​duke shënuar 47 gola në një sezon të vetëm në klubin nën drejtimin e Sir Bobby Robson.


Duke pasur parasysh reputacionin e tij si një nga më të mirët që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë, braziliani ishte një nga lojtarët e paktë që luajti si për Barçën ashtu edhe për Realin pa u përballur me shumë polemika, ndryshe nga Luis Figo.

Ndërmjet kësaj, Ronaldo luajti për Interin, ku dy lëndime të tmerrshme në gju  kërcënuan t’i shkatërronin plotësisht karrierën e tij.

Pastaj ai u kthye për të fituar Kupën e Botës 2002 me Brazilin dhe ishte një ndër më të rëndësishmit në ekipin e famshëm të Real Madridit  ‘Galacticos’, duke dhënë dëshmi se talenti i tij ishte dhuratë nga Zoti.

Prandaj, braziliani është në një pozicion të mirë për të gjykuar lojtarët më të mëdhenj që ka parë ndonjëherë në historinë e sportit.

Duke folur në një ngjarje mediatike të organizuar nga Santander Bank në 2021, Ronaldo e emëroi Messin si një ndër më të mirët në histori por nuk la pa përmendur edhe  Cristiano Ronaldon.

Lionel Messi do të luajë në një turne që nuk është zhvilluar që nga viti 1998
Lexo po ashtu Lionel Messi do të luajë në një turne që nuk është zhvilluar që nga viti 1998

“Për mua,nëse do të zgjedhja lojtarët më të mirë në histori, katër emrat do të ishin Pele, [Diego] Maradona, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ata janë katër të parët në historinë e futbollit”, kishte thënë legjenda braziliane

Në fund brazilianit iu kërkua gjithashtu të përmendte nënshkrimin e ëndrrave të tij në atë kohë ku ai dha emrin e yllit të PSG-së, Kylian Mbappe ./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori