LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo lojtari më i mirë portugez për vitin 2017: Gjithmonë them se jam më i miri dhe e kam treguar  

Ronaldo lojtari më i mirë portugez për vitin 2017: Gjithmonë them se jam më i miri dhe e kam treguar  

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është emëruar lojtari më i mirë portugez për vitin 2017.

Të hënën ai mposhti lehtësisht konkurrencën nga portieri i Sporting CP, Rui Patricio dhe atë të mesfushorit të Manchester Cityt, Bernardo Silva.

Për çmimin CR7 falënderoi të gjithë, por nuk harroi të thotë edhe një herë se është më i miri aktualisht në futboll.

Sondazh: "Kush është më i miri?", përgjigjet e nëntë lojtarëve që kanë luajtur me Ronaldon dhe Messin
Lexo po ashtu Sondazh: "Kush është më i miri?", përgjigjet e nëntë lojtarëve që kanë luajtur me Ronaldon dhe Messin

“Jam shumë falënderuarës për çmimin për gjithë ata që janë këtu. Është çmim edhe për gjithë kolegët e mi, 2017 ishte një vit i rëndësishëm, i paharrueshëm në aspektin individual dhe grupor”.

“Fitova Topin e Artë për të pesën herë dhe kjo është dedikim edhe për katër fëmijët e mi. Një tjetër rekord, tre fëmijë në tre muaj”.

Cristiano Ronaldo gjatë tentimit për të shënuar gola ndaj Gironas (Foto: Getty Images)

“Gjithmonë kam besuar dhe kam thënë se jam më i miri, çfarëdo që ata thonë, unë ua demantojë në fushë”, ka thënë Ronaldo.

CR7 ka shënuar 42 gola në 46 ndeshje në të gjitha garat në sezonin 2016/17, ndërsa deri më tani në këtë sezon ka 37 gola në 35 ndeshje.

Së fundmi ai shënoi katër gola në fitore 6-3 ndaj Gironas, duke kompletuar kështu het-trikun e 50 në karrierë.

Por, prapë se prapë Reali në La Liga është 15 pikë pas Barcelonës dhe i gjithë fokusi është Liga e Kampionëve. /Telegrafi/

❤️

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on Mar 19, 2018 at 5:31pm PDT

Në trend Sport

Më shumë
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Edon Zhegrova kthehet me vetëbesim te Lille, shënon super gol në derbi

Edon Zhegrova kthehet me vetëbesim te Lille, shënon super gol në derbi

Ligue 1
Messi zgjedh katër lojtarët që do fitojnë Topin e Artë në të ardhmen – shpërfill Bellinghamin

Messi zgjedh katër lojtarët që do fitojnë Topin e Artë në të ardhmen – shpërfill Bellinghamin

Ndërkombëtare
Pse Gjermania vesh fanella të bardha pavarësisht se nuk është një ngjyrë në flamurin e tyre?

Pse Gjermania vesh fanella të bardha pavarësisht se nuk është një ngjyrë në flamurin e tyre?

Përfaqësueset
Liverpoolit i refuzohet oferta prej 68 milionë eurosh për top yllin e Real Madridit

Liverpoolit i refuzohet oferta prej 68 milionë eurosh për top yllin e Real Madridit

Premier League
Barcelona po bën progres drejt nënshkrimit me brazilianin i cili po krahasohet me Messin

Barcelona po bën progres drejt nënshkrimit me brazilianin i cili po krahasohet me Messin

La Liga
Kalo në kategori