LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i kërkon Messit të transferohet në Itali: Shpresoj se do ta pranojë sfidën si unë

Ronaldo i kërkon Messit të transferohet në Itali: Shpresoj se do ta pranojë sfidën si unë
ZURICH, SWITZERLAND - JANUARY 11: FIFA Ballon d'Or nominees Lionel Messi of Argentina and FC Barcelona (L) and Cristiano Ronaldo of Portugal and Real Madrid (R) attend a press conference prior to the FIFA Ballon d'Or Gala 2015 at the Kongresshaus on January 11, 2016 in Zurich, Switzerland. (Photo by Philipp Schmidli/Getty Images)

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi nga Real Madridi është njëra nga ngjarjet më të mëdha të vitit 2018.

Ylli portugez u largua nga Real Madrid pasi deklaroi se i pëlqente sfidat dhe me sukses e ka nisur vitin te Juventusi.


Pas largimit të tij nga Reali, rivaliteti mes tij dhe Messit është zbehur dukshëm pasi më nuk janë në të njëjtin kampionat.

Në një intervistë për LaGazzetta dello Sport, Cristiano Ronaldo e ka ftuar Messin të transferohet në Itali.

“A ka nevojë Messi më shumë për ty? Për mua jeta është një sfidë, më pëlqen t’i bëjë njerëzit e lumtur”.

(Photo by Philipp Schmidli/Getty Images/Guliver)

“Dua që Messi të vijë në Itali një ditë. Unë shpresoj se ai do ta pranojë sfidën si unë, por nëse Leo është i lumtur në Barcelonë atëherë unë e respektojë atë”, deklaroi Cristiano Ronaldo.

33-vjeçari ka thënë se Messi është një futbollist dhe njeri fantastik, ndërsa insiston se në Itali nuk i mungon asgjë.

“Messi është një lojtar fantastik dhe një djalë i mirë, por mua nuk më mungon asgjë në Itali. Kjo është jeta ime e re dhe unë jam i lumtur këtu”, u shpreh portugezi.

Ronaldo dhe Messi si rival në El Clasico. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Më parë ka pasur spekulime nga mediat italiane se Messi dëshironte të luante në Serie A.

Interi ka qenë skuadra që gjithmonë ka ëndërruar transferimin e yllit argjentinas, ndërsa këtë verë edhe skuadra e Romës dhe presidenti i saj James Pallota publikisht bënë të ditur se do të dëshironin të nënshkruanin me Messin edhe pse ishin të vetëdijshëm se ishte një mision thuajse i pamundur.

E ardhmja e Messit nuk dihet, por argjentinasi gjithmonë ka deklaruar se karrierën do ta mbyll tek klubi i fëmijërisë Newell’s Old Boys në vendlindje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori