Ronaldo barazon rekordin e vendosur 59 vite më parë në Serie A

Cristiano Ronaldo është bërë lojtari i katër që arrin të shënojë 33 gola brenda një viti kalendarik në Serie A, pas dy golëshit në fitoren 4-0 të Juventusit ndaj Parmës.
Lojtari 35-vjeçar shënoi në secilën pjesë, derisa Zonja e Vjetër mori një fitore të rëndësishme, duke rivalizuar Milanin dhe Interin që janë në krye.
Ylli portugez barazoi rekordin e legjendës së Juventusit, Omar Sivori, që në vitin 1961 iu bashkua dyshes tjetër, Gunnar Nordahl (36 gola në vitin 1950) dhe Felice Borel (41 gola në vitin 1933).
Ai mund të ketë shansin që të shënojë më shumë gola deri në fund të vitit 2020, pasi Biankonerët do të takohen me Fiorentinën në javën e ardhshme.
33 golat e shënuara nga pesë herë fituesi i Topit të Artë erdhën nga 174 goditje në drejtim të portës – së paku 67 shanse më shumë se çdo lojtarë tjetër.























































