LAJMI I FUNDIT:

Ronaldinho: Coutinho admirohet te Barcelona

Ronaldinho: Coutinho admirohet te Barcelona

Ronaldinho ka thënë se ish-klubi i tij, Barcelona, është duke e monitoruar Philippe Coutinhon dhe katalunasit e admirojnë futbollistin e Liverpoolit.

Legjenda braziliane, i cili e ka bartur fanellën e Blaugranëve gjatë viteve 2003-2008, tash është ambasador i Barcës dhe beson se Luis Enrique interesohet për 24-vjeçarin e Redsave.


“Ai ka qenë një prej lojtarëve më në formë në Evropë këtë sezon dhe e di se atë e admirojnë te Barcelona”.

“(Megjithatë) Liverpooli do të përpiqet ta mbajë, sepse e ka ndërtuar skuadrën rreth tij. Por, kur luan në atë nivel, atëherë gjithmonë ka interesim”, ka deklaruar Ronaldinho për The Sun.

Konfirmon Klopp: Coutinho nuk luan deri në janar
Lexo po ashtu Konfirmon Klopp: Coutinho nuk luan deri në janar

Ndryshe, Coutinho aktualisht është i lënduar, ndërsa pritet të kthehet në javët e ardhshme. /Telegrafi/