LAJMI I FUNDIT:

Romero: Më kërkoi Barcelona, por zgjodha Tottenhamin – Messi njeri i jashtëzakonshëm

Romero: Më kërkoi Barcelona, por zgjodha Tottenhamin – Messi njeri i jashtëzakonshëm

Christian Romero ka lënë Atalantan për të kaluar te Tottenham në Ligën Premier.

Mbrojtësi argjentinas kishte oferta edhe nga klubet tjera, përfshirë Barcelonën, por ai refuzoi katalanasit për të luajtur në Ligën Premier.


Në një intervistë për AS, 23-vjeçari që u ble për 50 milionë euro, flet edhe për Lionel Messin që luajti me të te Argjentina.

“E mora vesh që më kërkonte edhe Barcelona, por zgjodha Tottenham sepse doja të luaja në Ligën Premier dhe të vazhdoja të rritesha në kampionatin më të mirë në botë”.

“Messi më donte te Barcelona. Leo është fenomen, një person i jashtëzakonshëm. Por jo vetëm ai, tek Argjentina më kanë mirëpritur të gjithë në mënyrë të mrekullueshme”.

Ai ka fjalë falënderuese për trajnerin Gian Piero Gasperini që e dërgoi në këtë nivel.

“Jam rritur shumë me të, mendoj se ka qenë trajneri më i mirë që kam pasur në karrierë.

“Puna me të më ka përmirësuar shumë, e falënderoj për gjithçka. Ai është një trajner që nëse e sheh që kë dëshirë për t’u përmirësuar, qëndron përkrah teje deri në fund të jetës“, ka thënë Romero. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori