LAJMI I FUNDIT:

Roman Abramovich ka kërkuar para urgjentisht nga miqtë e tij, por ende nuk ka marr përgjigje

Roman Abramovich ka kërkuar para urgjentisht nga miqtë e tij, por ende nuk ka marr përgjigje

Asetet e tij janë ngrirë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Roman Abramovich është në vështirësi financiare, ku tani besohet se iu është drejtuar miqve të tij të pasur me shpresën për të siguruar një kredi urgjente.

Abramovich është aktualisht në procesin e shitjes së Chelseat, por ende ka masa nga qeveria dhe shit-blerja nuk po mund të kryhet.


Sipas The Sun, Abramovich po kërkon një shumë prej rreth një milion funte për të qëndruar në këmbë, pasi sanksionet kanë filluar të rëndojë mbi të.

Pavarësisht se ishte mjaft i hapur për gatishmërinë e tij për të shitur Chelsean, Abramovich ka mohuar me forcë se ai është i afërt me Vladimir Putinin, megjithëse ky pretendim më pas u minua nga fakti se pronari i Chelsea ishte pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë në Stamboll.

Abramovich ka ende kosto javore prej rreth 700 mijë euro, të cilat i nevojiten për të paguar stafin e tij, megjithatë ai nuk ka qasje momentalisht në paratë e tij.

Pse Roman Abramovich po përpiqet të ndërmjetësojë në arritjen e paqes Rusi-Ukrainë?
Lexo po ashtu Pse Roman Abramovich po përpiqet të ndërmjetësojë në arritjen e paqes Rusi-Ukrainë?

Prandaj, ai u ka kërkuar shumë miqve të famshëm të tij që t’i japin për hua nga një milion euro secili, në mesin e tyre edhe te familja shumë e njohur, Rothschild.

Askush nuk ka rënë dakord për t’i dhënë huazim deri më tani, me Abramovich që po përballet me sanksione nga qeveri të ndryshme anembanë globit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori