LAJMI I FUNDIT:

Roma mund ta padisë Barcën për transferimin e Malcolmit

Roma mund ta padisë Barcën për transferimin e Malcolmit

Monchi i ka shpjeguar televizionit të Romës se pala italiane është e vendosur të ndërmarrë veprime mbi lëvizjen e Malcomit në Barcelonë.

Lojtari ishte i vendosur të bashkohej klubin e AS Romës para se Barcelona të ndërhynte dhe ta transferonte në radhët e veta.


“Tani, brenda klubit, ne po shohim nëse transferimi i katalunsave ishte i ligjshëm. Është e vërtetë se asgjë nuk është nënshkruar, por ka shumë mesazhe me agjentët dhe presidentët e tyre”, tha ai duke shtuar se mund ta padisim klubin francez dhe spanjoll.

Të hënën pasdite, dukej sikur marrëveshja ishte bërë, “Në orën pesë pasdite, arritëm në një marrëveshje, me agjentin, me lojtarin dhe me Bordeauxin. Ne patëm leje për ta sjellë lojtarin në Romë që të kryej testet mjekësore. Ishte një fluturim i planifikuar në orën nëntë dhe ai do të arrinte në 11. Ne ishim të qetë dhe gjithçka ishte në rregull”.

Atë natë, të dy klubet dërguan një njoftim zyrtar dhe Monchi thotë, “pasi arritëm një marrëveshje me francezët, 30 minuta më vonë, presidenti i tyre, Stephane Martin, më thirri dhe më tha se kishte shumë zëra për marrëveshjen dhe se do të ishte më të mirë për ta bërë atë zyrtare. Gjithçka u bë, por një orë pas kësaj, thashethemet filluan të qarkullojnë rreth interesimit të ri nga Barcelona”.

Barcelona e ka blerë Malcomin, por ku do ta vendos në fushë trajneri Ernesto Valverde – Formacionet e blaugranave me blerjen e re, Coutinhon dhe Dembelen
Lexo po ashtu Barcelona e ka blerë Malcomin, por ku do ta vendos në fushë trajneri Ernesto Valverde – Formacionet e blaugranave me blerjen e re, Coutinhon dhe Dembelen

“E dinim se disa ditë më parë kishte interes nga klube të tjera dhe katalunasit ishin një prej tyre. Për shkak të kësaj, ne kishim arritur një marrëveshje shumë shpejt. Por, u befasova kur agjentët e lojtarit më thirrën dhe më thanë se Bordeaux kishte refuzuar lejen që lojtari të udhëtojë drejt Romës”, përfundoi Monchi.

Theksojmë se mesfushori me tipare sulmuesi kampionit spanjoll i ka kushtuar 41 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori