LAJMI I FUNDIT:

Roma e mposht dhe e ‘rrëzon’ Pescaran nga kategoria (Video)

Roma e mposht dhe e ‘rrëzon’ Pescaran nga kategoria (Video)

Roma ka fituar në udhëtim te Pescara me rezultat të thellë 4-1.

Skuadra e Luciano Spallettit ka arritur t’i kthehet fitoreve në Serie A pas barazimit të fundit në shtëpi ndaj Atalantas me rezultat 1-1 duke mposhtur Pescaran në udhëtim.


Pjesa e parë e takimit i takoi në përgjithësi mysafirëve nga Roma që rrezikuan disa herë dhe goditën edhe shtyllën, por u desh të presim minutat e fundit për të parë golin e parë në ndeshje.

Luhej minuta e 44 e ndeshjes kur Stephan El Shaarawy jep një asistim të mirë për Kevin Strootman, i cili shënon nga afërsia për 1-0, ndërsa vetëm një minutë më vonë Roma shënon edhe një herë me anë të Radja Nainggolan dhe skuadrat shkojnë në pushim me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë u luajt po ashtu ndeshje e njëjtë me Romën dominuese, ku arriti të gjej golin e tretë pas vetëm tre minutash me anë të Mohamed Salah, i cili shënoi një supergol nga rreth 20 metra.

Salah shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 60, ku përsëri asistues ishte El Shaarawy duke mundësuar epërsinë prej 4-0 ndaj Pescaras.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste tjera për gol, por vetëm vendasit arritën ta gjejnë golin e ngushëllimit me anë të Ahmad Benalit që shënoi nga afërsia në minutën e 83 pas asistimit perfekt të mesfushorit të kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj dhe kështu u vulos rezultati përfundimtar 4-1.

Pas kësaj fitore, Roma gjendet në vendin e dytë me 75 pikë apo tetë më pak se Juventusi në vend të parë, ndërsa Pescara edhe matematikisht humb mundësinë për të qëndruar edhe një vit në Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori