LAJMI I FUNDIT:

Roma befason Interin, afër të nënshkruajë me Schick

Roma befason Interin, afër të nënshkruajë me Schick

Roma duket se është zgjuar nga gjumi në fund të afatit kalimtar të verës për futbollistë.

Gjiganti italian ka gati një transferim të bujshëm të sulmuesit çek Patrik Schick.


Drejtori sportiv i Romës, Monchi sot në mbrëmje do të ketë një takim të fundit me drejtuesit e Sampdorias.

Sipas medieve italiane Roma tani ka kaluar Interin dhe është favorit për të nënshkruar me reprezentuesin çek.

Besohet se transferimi i Schick në Romë do të ndodhë me huazim prej pesë milionë eurove me të drejtë blerje nga Roma për 20 të tjera.

21-vjeçari ishte pranë nënshkrimit me Juventusin, por dështoi t’i kaloj testet mjekësore tek kampioni italian.

Përpos Schick, Roma është duke u interesuar edhe për një sulmues të krahut të djathtë dhe një qendërmbrojtës. /Telegrafi/