LAJMI I FUNDIT:

Rok bendi amerikan, Kiss i jep fund karrierës në dhjetor

Rok bendi amerikan, Kiss i jep fund karrierës në dhjetor
(Foto: Twitter/Kiss)

Grupi amerikan i muzikës rok, “Kiss”, ka njoftuar se në turneun e tyre lamtumirës do t’i mbajë koncertet e fundit të karrierës së tyre më 1 dhe 2 dhjetor 2023 në sallën prestigjioze të New Yorkut, Madison Square Garden.

Grupi, i cili është udhëhequr që nga fillimi nga vokalisti dhe kitaristi Paul Stanley dhe basisti Gene Simmons, deklaroi se qyteti i New Yorkut ka qenë pjesë e etikës dhe historisë së tyre për më shumë se katër dekada.


Prandaj, ata mendojnë se është e përshtatshme që kulmi i karrierës së tyre të jetë pikërisht në skenën e Madison Square Garden.

“Kiss ka lindur në New York. Në rrugën 23. Gjysmë shekulli më parë. Do të jetë një privilegj dhe një nder për ta përfunduar turneun në Madison Square Garden, dhjetë blloqe dhe 50 vjet prej se kemi filluar”, thuhet në deklaratë.

Anëtarët e bendit dallohen nga maskat dhe kostumet e tyre personale, ndërsa njihen për hitet e mëdha, si “I Was Made For Loving You”, “Forever” dhe “I Love It Loud”, ndërsa në komunikatën për shtyp theksojnë se koncertet “absolutisht finale të turneut final” – ‘The End of the Road Tour’ (që ka nisur para pandemisë në vitin 2019) do të rifillojnë në muajin tetor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori