LAJMI I FUNDIT:

​Rohde e Guerot në Mitrovicë: Gjermania e Franca do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për pajtim

​Rohde e Guerot në Mitrovicë: Gjermania e Franca do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për pajtim

Me rastin e 61-vjetorit të Traktatit të Elysee dhe 5-vjetorit të Traktatit të Aachen-it, ambasadat gjermane dhe franceze në Kosovë organizuan sot një diskutim për pajtimin në Mitrovicë.

Në komunikatën e përbashkët të ambasadave të Gjermanisë dhe Francës, thuhet se pjesëmarrësit diskutuan perceptime të ndryshme të pajtimit në nivel individual dhe komuniteti, ndikimin e tyre në proceset e pajtimit në Kosovë, si dhe gjetjen e bazës së përbashkët në përcaktimin e hapave që duhet të ndërmerren në mënyrë që të ringjallet procesi i ndërtimit të paqes ndëretnike.


Ambasadori gjerman Jorn Rohde dhe ai francez Olivier Guerot kanë ndarë përvojat sesi pajtimi u bë pjesë e biografive të tyre, megjithëse të një natyre ndryshme, duke theksuar se procesi i pajtimit gjermano-francez ende mund të ofrojë frymëzim për komunitetet lokale në përpjekjet për të kapërcyer të kaluarën e rëndë, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht nga fakti se është shumë sfiduese të gjendet gjuha e përbashkët për të përcaktuar se çfarë pajtimi përfshin komunitetet e ndryshme në mjedisin e pasluftës të Kosovës, pjesëmarrësit arritën në përfundimin se proceset e pajtimit duhet të shkëputen nga ndikim dërmues i narrativave nacionaliste dhe retorikës toksike.

Është me rëndësi të madhe që komunitetet bazë të adresojnë çështje ndërsektoriale që lidhen me pajtimin në një mënyrë që çon në një progres të pakthyeshëm dhe konkret për të gjithë, i mbështetur nga palët e interesuara vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjermania dhe Franca do të vazhdojnë në mënyrë aktive të mbështesin përpjekjet e vërteta për pajtim, thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Francës në Kosovë, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori