LAJMI I FUNDIT:

Rizvanolli: Subvencionimi i energjisë për qytetarët do të vazhdojë edhe në forma të tjera

Rizvanolli: Subvencionimi i energjisë për qytetarët do të vazhdojë edhe në forma të tjera

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për subvencionimet të cilat janë ndarë për konsumatorët e energjisë elektrike si dhe ato që do t’i ndajnë në vazhdimësi.

Rizvanolli në seancën e Kuvendin të Kosovës ka thënë se do t’i përkrahin qytetarët për konsum deri 800kWh, sidomos familjet në nevojë.


“Qeveria e Kosovës i ka përcjellë me vëmendje të hyrat e ZRRE-së për të hyrat maksimale të lejuara dhe për tarifën e energjisë për vitin vijues. Ne kemi vendosur që sikurse dhe vitin e kaluar t’i qëndrojmë afër qytetarëve që t’i subvencionojmë deri në 800kWh”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo po ashtu tha se ata konsumatorë të cilët kanë konsumuar 1,600kWh do të ndihmohen duke subvencionuar energjinë elektrike për ta, e duke mos ulur konsumin për të kaluar në forma të tjera efecienti, siç kanë bërë vitin e kaluar.

Ministrja skemën e subvencionimeve e ka quajtur të suksesshme.

“Kemi ndihmuar mbi 9,000 familje për të kaluar nga ngrohja me energji në forma të tjera të ngrohjes më eficiente. Këtë formë do ta zgjerojmë përmes fondit të BE-së. Përveç pajisjes së ngrohjes do të kemi dhe masa të tjera të ngrohje duke përfshi dhe pajisje solare, por edhe bizneset”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/