Këngëtarja Rita Ora vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Kënga e saj më e fundit "Anywhere" është pa diskutim një prej këngëve më hit të momentit, ndërsa Rita ka paralajmëruar se brenda muajve të ardhshëm do të sjellë edhe projekte të reja.


ritaora 3 12 2017 2 52 58 664

Ajo vazhdon gjithashtu të jetë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat ndiqet nga një numër i madh fansash.

Rita preferon që shpesh të ndajë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria, gjersa në të shumtën e rasteve nuk heziton të publikojë edhe poza provokuese.

ritaora 3 12 2017 2 52 50 796

Disa të tilla, këngëtarja me prejardhje shqiptare i solli së fundmi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo u shfaq mjaft provokuese, veshur në të zezë, duke vënë në pah linjat dhe kthesat e saj, përmes pjesëve të prera të kostumit.

"Ndjenja vikendi", ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografive, me të cilat bëri për vete një pjesë të mirë të ndjekësve të saj. /Telegrafi/

ritaora 3 12 2017 2 52 58 664 1