Rita Ora tregoi figurën e saj trupore në top formë ndërsa shkoi pa sytjena në një seancë stërvitjeje në një klasë ushtrimesh në Sydney.
Ylli shqiptaro-britanik i muzikës po, 32 vjeçe, ishte veshur me pantallona të bardha dhe një bluzë të bardhë të ngushtë teksa po largohej nga klasa e mëngjesit të hënën.
Ajo u mbështoll për motin më të ftohtë të dimrit me një shall të madh ngjyrë krem dhe të zi, shkruan DailyMail.
Duke u përpjekur të mos vihej re nga kalimtarët, trajnerja e “The Voice Australia” fshehu fytyrën e saj të famshme pas një kapele ngjyrë bezhë dhe një palë syze dielli të shtrenjta të markës “Chanel”.
Muzikantja mbante një çantë të madhe të zezë teksa po kalonte në rrugët e Sydneyt të hënën.
Teksa ecte në këmbë, ajo zgjodhi një palë atlete komode me ngjyrë të verdhë.
Ajo i stiloi flokët e saj bionde të errëta në dy gërsheta dhe aplikoi një makijazh minimal për seancën e saj të stërvitjes.
Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” është fotografuar disa herë duke dalë nga palestra të ndryshme në Sydneyt teksa punon shumë për të mbajtur fizikun e saj të dobët.
Ajo aktualisht është në qytet për spektaklin “The Voice Australia”, së bashku me kolegët e saj gjyqtarë: Jason Derulo, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy.
Rita mbërriti në Australi në fillim të këtij muaji me regjisorin dhe bashkëshortin e saj, Taika Waititi, 47 vjeç.
Çifti realizuan së fundmi një fotosesion ‘të nxehtë’ për revistën “Vogue Australia” të këtij muaji.
Ata zbuluan në intervistë se sekreti i martesës së tyre të suksesshme ishte lënia e kohës së mjaftueshme në dispozicion për njëri-tjetrin.
“Kjo është çështja e martesës, e marrëdhënieve, ka të bëjë me gjetjen e atij personi me të cilin dëshiron të shoqërohesh [me] dhe të sigurohesh që ta bësh këtë”, tha Taika.
Rita shtoi: “Ka të bëjë me sakrifikimin e gjërave të caktuara dhe për të gjetur kohë për njëri-tjetrin, veçanërisht kur ka dy njerëz të zënë në marrëdhënie… Nëse vërtet kujdeseni për dikë, do ta kuptoni”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Jetuan për disa vite në Zelandën e Re, Vesa Luma dhe Big Basta rikthehen përfundimisht në Shqipëri

Refugjate e luftës - Kosovarja Atdhetare Hoxha martohet me yllin anglez të ragbit

U bë e njohur si Adriana në “The Sopranos”, aktorja Drea de Matteo i bashkohet platformës për të rritur për shkak të nevojës për para

Marina Vjollca shkëlqen me stilin unik gjatë pjesëmarrjes në Javën e Modës në Milano

Fjolla Morina shfaqet provokuese në imazhet e reja

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias