LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora: Sot më shumë se kurrë duhet të festojmë për rëndësinë e grave

Rita Ora: Sot më shumë se kurrë duhet të festojmë për rëndësinë e grave
Rita Ora (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, nuk ka munguar me një dedikim të veçantë për festën e 8 Marsit.

Ajo ka ndarë disa fotografi të vetes në rrjete sociale, me anë të së cilës uron Ditën Ndërkombëtare të Gruas.


30 vjeçarja thotë se sot më shumë se kurrë duhet të nxjerrim në pah dhe të festojmë rëndësinë e grave që qëndrojnë së bashku.

Rita Ora (Foto: Instagram)

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Nuk ka forcë më të madhe se një grup i grave të unifikuara. Sot, më shumë se kurrë, ne duhet të nxjerrim në pah dhe të festojmë rëndësinë e grave që qëndrojnë së bashku”.

Adelina Emini i kushton këngë të ëmës për 8 Mars
Lexo po ashtu Adelina Emini i kushton këngë të ëmës për 8 Mars

“Për të gjitha gratë që më kanë frymëzuar, ngritur dhe më kanë dhënë shpresë, Faleminderit! Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Grave”, ka shkruar Ora.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

8 Marsi ndryshe festohet për të reflektuar për rolin e femrës në shoqëri dhe për çështjet kritike që ende ekzistojnë. /Telegrafi/