Rita Ora ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Por, kjo nuk do të thotë që këngëtarja shqiptare të mos jetë aktive në botën e spektaklit.


Ajo së fundi është ftuar prej shtetit kinez me rastin e ndarjes së çmimeve të muzikës, transmeton Telegrafi.

Rita ka zgjedhur të paraqitet me një fustan të artë që e bën atë të duket mjaft bukur.

Ndryshe, prishtinasja është duke punuar në këngën e re, të cilën ka paralajmëruar se do ta publikon gjatë këtij viti. /Telegrafi/