Ylli shqiptar me famë në botë, Rita Ora, është shfaqur tej mase elegante para paraqtijes së saj të radhës televizive.

Bukuroshja në rrjetin social Instagram ka paralajmëruar paraqitjen e saj të re televizive në MTV sonte mbrëma.


Ajo ka ftuar të gjithë që ta shikojnë në këtë paraqitje të re.

Kurse, foto me të cilën Rita e bëri këtë thirrje e shfaqë atë tej mase elegante, shkruan Telegrafi.

Një dekolte transparente në pjesën lart aspak provokative me flokë të kapura me akcesorë tradicionalë dhe grim të thjeshtë, e shfaqin Ritën si një zonjë të vërtetë.

Kjo është ndër të pakta herë ku Rita shfaqet kaq elegante, pasi zakonisht duket ekstravagante. /Telegrafi/