LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora ndërroi veshjen për t’u dukur akoma më provokuese në pas-ndejën e Met Gala 2023

Rita Ora ndërroi veshjen për t’u dukur akoma më provokuese në pas-ndejën e Met Gala 2023

Ajo dukej mahnitëse në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi të tejdukshëm në Met Gala 2023, që u mbajt në Muzeun Metropolitan në New York City të hënën në mbrëmje.

Dhe disa orë më vonë, Rita Ora ndryshoi pamjen e saj magjepsëse për një alternativë më seksi, teksa u nis për në pas-ndejën e mbajtur në “Zero Bond”, shkruan DailyMail.


Këngëtarja 32 vjeçe, shfaqi fizikun e saj të tonifikuar e veshur me një kordele të zezë, e cila ishte stolisur me shumë zinxhirë ari dhe perla gjithandej.

Rita e shoqëroi pamjen që binte në sy me një pallto me gëzof dhe lëkurë gjarpri, ndërsa kishte veshur një palë geta opake me taka të larta.

Nga Rita Ora, Dua Lipa e deri te Kim Kardashian - paraqitjet më të bukura në Met Gala 2023
Lexo po ashtu Nga Rita Ora, Dua Lipa e deri te Kim Kardashian - paraqitjet më të bukura në Met Gala 2023

Pamja përfshinte gjithashtu një palë vathë të mëdhenj dhe një sërë rrathësh të trashë, të kombinuar me një syze mjaft atraktive.

Rita i la flokët e saj bionde në valë të lirshme dhe kishte aplikuar një makijazh kryesisht të bronztë në fytyrë.

Ylli me origjinë nga Kosova dukej se po e shijonte në maksimum momentin, teksa buzeqeshi dhe ua bëri me dorë kamerave.

Më herët në mbrëmje, ajo u shfaq veshur me një fustan të zi të tejdukshëm, të kompletuar me një bisht të madh dramatik që theksonte çdo centimetër të figurës së saj trupore.

Rita Ora shfaqet me 80 mijë euro bizhuteri në Met Gala 2023, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Taika Waititi
Lexo po ashtu Rita Ora shfaqet me 80 mijë euro bizhuteri në Met Gala 2023, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Taika Waititi

Rita, e cila njihet për pamjen e saj të guximshme, bëri që e gjithë vëmendja të kthehet nga ajo me fustanin e saj “Prabal Gurung”.

Fustani i saj kishte një dantellë me lule dhe byrynxhyk të vendosur në mënyrë perfekte, ndërsa bishti i saj rridhte me sa duket për kilometra pas saj dhe poshtë shkallëve ikonike.

Rita e kompletoi pamjen me bizhuteri të markës “Buccellati” me vlerë gati 90 mijë dollarë (80 mijë euro), duke përfshirë një manshetë ari, byzylyk me perla dhe vathë – së bashku me zgjatime të gjata diamanti që vareshin nga thonjtë e saj të zbukuruar në mënyrë perfekte.

Rita Ora në Met Gala 2023 u paraqit e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori