LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora martohet me regjisorin Taika Waititi në Londër

Rita Ora martohet me regjisorin Taika Waititi në Londër

Sipas raportimeve, Rita Ora është martuar me regjisorin Taika Waititi, në një ceremoni private në Londër.

Këngëtarja 31-vjeçare mësohet se tashmë ka ndryshuar mbiemrin dhe se do të njihet si zonja Waititi-Ora, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Krijuesja e hitit “Hot Right Now” dhe regjisori i “Thor: Love And Thunder”, 46 vjeç, janë fotografuar të dy me unaza ari – duke ndezur spekulimet se janë martuar.

Rita Ora dhe Taika (Foto: Getty Images)

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publikisht në muajin gusht.

Çifti u fejuan dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të kremtuar martesën me miqtë dhe familjen.

A u martuan Rita Ora dhe Taika Waititi? Ky i fundit nxit spekulimet me një unazë në gisht
Lexo po ashtu A u martuan Rita Ora dhe Taika Waititi? Ky i fundit nxit spekulimet me një unazë në gisht

Një burim i tha The Sun: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë”.

Rita Ora (Foto: Instagram)

“Pavarësisht se është në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private dhe nuk donte të bënte një këngë dhe vallëzim për dasmën”.

Pavarësisht kësaj, Rita është kthyer në studio duke punuar për albumin e saj të tretë.

Ditëve të fundit, biondja ka bërë që të shuhen pak thashethemet se ajo dhe Taika kishin lidhur kurorë fshehurazi, pasi ajo u pa me një sërë unazash ari në duar.

Rita Ora dhe Taika (Foto: Wire)

Regjisori i lindur në Zelandën e Re, Waititi, u pa po ashtu me një unazë në gisht të premten e kaluar.

U raportua në qershor se çifti do të martoheshin së shpejti, por që nuk kishte një datë të saktë akoma. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori