0Shares

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Pas dy vjetëve pauze, bukuroshja jonë është rikthyer fuqishëm në tregun e industrisë së muzikës botërore.

Vitin që e lamë pas 27-vjeçarja publikoi dy këngë “Your Song” dhe “Anywhere”, të cilët u pritet mirë prej publikut duke u shndërruar në hite.

Rita Ora thyen një rekord personal Rita Ora thyen një rekord personal

Por, me kaq nuk mbaroi pasi që këngëtarja solli këngën “For You”, për të cilën bashkëpunoi Lian Payne në kolonën zanore të “Fifty Shades of Grey”.

Rita me këto dy këngët është e vemja këngëtare femër që ka dy krijimtari muzikore në top 20 e iTunes.

Rikthimi i bujshëm i Rita Orës Rikthimi i bujshëm i Rita Orës

Kjo ka bërë që ta entuziazmoj këngëtaren, e cila ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë në këtë sukses.

Ndryshe, Rita është duke punuar në albumin e dytë pas shkëputjes së kontratës me kompaninë Roc Nation të këngëtarit amerikan, Jay-Z. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)