LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket senzacionale me bikini të argjendta në Ibiza, ndërsa vazhdon pushimet me bashkëshortin dhe shoqërinë

Rita Ora duket senzacionale me bikini të argjendta në Ibiza, ndërsa vazhdon pushimet me bashkëshortin dhe shoqërinë

Ajo ka shijuar në Ibiza udhëtimin për 48-vjetorin e ditëlindjes së bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Dhe Rita Ora dukej sensacionale teksa shijoi një udhëtim me jaht me regjisorin dhe miqtë e tyre gjatë fundjavës, shkruan DailyMail.


Këngëtarja 32 vjeçe, kishte veshur bikini të imta argjendi ndërsa po merrte diell në kuvertën e sipërme të varkës.

Ajo buri në pah barkun e saj të tonifikuar falë ushtrimeve në palestër.

Rita Ora duket në top formë, ndërsa ekspozon linjat e trupit gjatë pushimeve në Ibiza
Lexo po ashtu Rita Ora duket në top formë, ndërsa ekspozon linjat e trupit gjatë pushimeve në Ibiza

Ndërkohë, Taika kishte veshur një palë pantallona të shkurtra noti ngjyrë blu.

Kjo paraqitje e çiftit vjen pak kohë pasi Rita zbuloi shpresat e saj për të krijuar një familje me bashkëshortin e saj Taika.

Këngëtarja, e cila u martua me regjisorin në një ceremoni të fshehtë në gusht të vitit 2022, tha se do t’i pëlqente të kishte fëmijë gjatë një episodi të “Running Wild With Bear Grylls: The Challenge”.

Rita tha në emisionin që transmetohet në National Geographic: “Unë do të doja të kisha fëmijë sigurisht kur të jetë koha e duhur. Gishtat e kryqëzuar”.

Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” zbuloi gjithashtu se ajo është zotuar të bëjë më shumë për të ‘mbrojtur’ jetën e saj private në të ardhmen.

Rita shtoi: “Privatësia, ka qenë një betejë lart e poshtë. Unë e kam jetuar jetën time në sytë e publikut për rreth një dekadë, por kam mësuar shumë me jetën time personale dhe karrierën time”.

“Me dasmën vendosëm ta mbanim shumë afër pasi e ndjenim se ishte e rëndësishme për ne. Kjo ishte diçka që nuk e kisha bërë kurrë”.

“Gjithmonë kam ndarë me njerëzit detaje nga jeta ime pasi kam menduar se ishte detyra ime të ndaja me ta pasi jam personazh publik, por nuk ke pse”.

“Kur merrni diçka të çmuar, dëshironi ta mbroni atë”, tha Rita.

Taika ishte martuar më parë me producenten e filmave, Chelsea Winstanley, dhe ata kanë dy vajza së bashku: Te Hinekāhu, 11 vjeçe dhe Matewa Kiritapu, shtatë vjeçe.

Ish-çifti ishin të martuar për shtatë vjet, por u ndanë në vitin 2018.

Rita dhe Taika u martuan në shtëpinë e këngëtares në Los Angeles në gusht të vitit 2022 në një ceremoni të improvizuar që ata e planifikuan në vetëm dy javë me tetë persona të pranishëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
E dashura e Lando Norris merr tërë vëmendjen duke pozuar në bikini, pas fitores së tij në Miami

E dashura e Lando Norris merr tërë vëmendjen duke pozuar në bikini, pas fitores së tij në Miami

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori