LAJMI I FUNDIT:

Fjalimi emocionues i Ritës pas koncertit: Krenari të kthehesh për të shfaqur mbështetjen dhe respektin për vendin, i cili është aq krenar me ty

Fjalimi emocionues i Ritës pas koncertit: Krenari të kthehesh për të shfaqur mbështetjen dhe respektin për vendin, i cili është aq krenar me ty

Rita Ora e ka publikuar një video nga prapaskenat e qëndrimit të saj në Kosovë për të qenë pjesëmarrëse në koncertin e madh më 17 Shkurt, në kuadër të festimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Këngëtarja e famshme shqiptare ka publikuar çaste që nga momenti i nisjes deri te largimi i saj nga Prishtina. Ndërsa një prej çasteve që tërheq vëmendje, janë fjalët e saj në veturë gjatë largimit drejt aeroportit e shoqëruar nga eskorta e policisë.


“Mund të them se deri më tani, ky ka qenë ndër koncertet më të mira që kam bërë ndonjëherë. Ishte një koncert fantastik”, thotë Rita në xhirim duke u shprehur e kënaqur me numrin e madh të njerëzve që e ndoqën.

Rita publikon një 'video-ditar' nga prapaskenat e koncertit të saj në Kosovë
Lexo po ashtu Rita publikon një 'video-ditar' nga prapaskenat e koncertit të saj në Kosovë

Rita, e cila ka lindur në Prishtinë, në vitin 2015 është emëruar ambasadore nderi e Kosovës nga ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ajo është shprehur shumë e kënaqur për këtë gjë.

“Është vendi im dhe është dhjetë herë më e veçantë të jesh ambasadore e vendit, dhe të jesh femra e parë që je në gjendje të bësh diçka për Kosovën. Të jesh nga këtu dhe të jesh në gjendje të dalësh dhe ta këndosh muzikën tënde në gjithë botën, është e mahnitshme”.

“Mirëpo, vendi ynë është shumë i vogël dhe kjo nuk ndodh shumë shpesh, por kur ndodh, është gjë shumë e mirë të kthehesh dhe ta shfaqësh gjithë mbështetjen dhe respektin tënd për vendin, i cili është aq krenar me ty”.

“E kam bërë këtë për rreth tetë vite dhe nuk po mërzitem, më pëlqen të jem e para dhe kjo më bën shumë krenare kur e di se kam bërë punë të mirë”.

“Jam krenare me veten, sepse po angazhohem shumë që ta bëj vendin tim të dukshëm në hartë dhe kemi ardhur në atë pikë kur tashmë është në hartë, dhe qe dhjetë vite ka qenë i pavarur dhe mendoj se ka shumë punë për të bërë. Jam shumë krenare që jam këngëtarja e parë nga Kosova që po arrij ta bëj këtë”.

“Dhe tash kemi të tjerë që po vijnë dhe është gjë e shkëlqyer t’i shohësh të tjerët që po i gjejnë rrugëtimet e tyre të shkëlqyera. Dhe shpresoj që ky të jetë fillimi i një të ardhme mahnitëse për kulturën tonë”, thotë mes tjerash Rita në xhirim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori