Rishqyrtimi i buxhetit të Maqedonisë sot para Komisionit për Financim dhe Buxhet
Komisioni për Financim dhe Buxhet në Kuvendin e RMV-së, si komision amë, sot e fillon debatin për ribalansin e Buxhetit.
Të ardhurat e përgjithshme të planifikuara në nivel prej 245,8 miliardë denarë dhe janë për rreth 6,9 miliardë denarë ose 2,9 për qind më të larta lidhur me projeksionet iniciale të Buxhetit. Vlera e shpenzimeve të përgjithshme është 288,5 miliardë denarë ose për rreth 161,1 miliardë denarë (5,9 për qind) më shumë në krahasim me projeksionet iniciale me planin për vitin 2022.
Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivel prej 32,2 miliardë denarë dhe janë për rreth gjashtë miliardë denarë më të ulëta në krahasim me planin për vitin 2022, por nga pushteti paralajmërojnë se do të vazhdojnë projektet për ndërtimin e rrugëve, hekurudhave, gazsjellëve.
Rritja ekonomike është projektuar në 3,2 për qind që është ulje për 1,4 pikë përqindje në krahasim me projeksionet makroekonomike kur është krijuar buxheti, ndërsa shkalla e inflacionit është prjektuar në 7,2 për qind.
Deficiti është planifikuar në nivel prej 42,7 miliardë denarë gjegjësisht 5,3 për qind të BPV-së që është për 9,1 për qind më shumë në krahasim me buxhetin fillestar. Deficiti dhe shlyeja e borxhit të jashtëm dhe vendor, siç është theksuar në prezantimin e ribalansit, do të financohet përmes huamarrjes nga tregu ndërkombëtar dhe vendor.
Në ribalansin e Buxhetit janë paraparë rreth 70 milionë euro për masa antikrizë, të cilat, siç paralajmërojnë përfaqësuesit qeveritarë në periudhën e fundit, do të targetohen ndaj atyre të cilëve u janë më se të nevojshme,
Lidhja e sindikatave të Maqedonisë paralajmëroi amendament me të cilin kërkon në ribalansin e Buxhetit të sigurohen para për rritjen e pagave në sektorin publik për 2.806 denarë në neto vlerë.
Në afat të mesëm edhe krahas rreziqeve të pranishme dhe pasigurisë, siç theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi në prezantimin e ribalansit, politika fiskale do të vazhdojë ndaj konsolidimit të mëtutjeshëm dhe rikonstruimit të shpenzimeve publike me ulje graduale të deficitit buxhetor dhe borxhit publik dhe nxitjes së aktivitetit ekonomik përmes shpenzimeve kapitale dhe investimeve infrastrukturore.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës – flet presidentja Pirc Musar
Një shtetas nga Serbia është mashtruar në Shkup, i kanë marrë 300 euro për një aksident të rremë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë