LAJMI I FUNDIT:

“Rishikimi i vizave do ta vriste dialogun”, Osmani kritikohet për gjuhë jo diplomatike

“Rishikimi i vizave do ta vriste dialogun”, Osmani kritikohet për gjuhë jo diplomatike

Reagimi i ashpër i presidentes Vjosa Osmani, ndaj paralajmërimeve për rishqyrtim të politikave për vizat, po shihet nga analistët politikë si jo i duhur dhe aspak diplomatike ndaj aleatëve ndërkombëtar.

Sipas tyre, kërcënimi me heqje dorë nga dialogu me Serbinë nëse pezullohet vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, nuk është zgjidhja e duhur, pasi Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut.


Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë për KosovaPress, se pavarësisht paralajmërimit të presidentit francez, Emmanuel Macron për rishikim të vendimit për liberalizim të vizave për Kosovën, nëse nuk sillet me përgjegjësi në dialog, e para e vendit, Vjosa Osmani është dashur të jetë më e matur në deklarimin e saj.

Sipas tij, Osmani duhet të jetë më e përgjegjshme në raport me ndërkombëtarët, pasi Kosova s’është vend faktor i rëndësishëm që të kërcënojë Francën apo Bashkimin Evropian.

Sinjali i Francës për vizat, Osmani: Kjo do të ishte mënyra më efektive për ta vrarë dialogun
Lexo po ashtu Sinjali i Francës për vizat, Osmani: Kjo do të ishte mënyra më efektive për ta vrarë dialogun

“Nuk mendoj se është mënyra e duhur, pasi Kosova nuk është ndonjë vend i fortë as strategjikisht, ekonomikisht apo ushtarakisht që të mbërrijë me kërcënu një shtet siç është Franca, i cili është një prej vendeve kryesor evropian. Nuk është gjuhë diplomatike që presidentja duhet me përdorë ndaj presidentit Macron apo Bashkimit Evropian. Mirëpo është e vërtet se nëse Bashkimi Evropian merr vendim dhe shfuqizon vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, do ta dëmtonte dialogun. Por nuk mendoj se do të shkojë deri tek ajo pikë”, tha ai.

Në anën tjetër edhe profesori universitar, Mazllum Baraliu kërkon që krerët institucional të jenë më të kujdesshëm në deklarimet e tyre ndaj aleatët ndërkombëtar.

Megjithatë, Baraliu thotë se deklarata e Macron tingëllonte më shumë si ultimative ndaj Kosovës dhe Serbisë për progres në dialog.

Sipas tij, dy palët duhet t’i marrin seriozisht të njëjtat dhe të zbatojnë marrëveshjen bazë të Brukselit dhe të Ohrit.

Macron paralajmëron masa për Kosovën dhe Serbinë nëse nuk “sillen me përgjegjësi”
Lexo po ashtu Macron paralajmëron masa për Kosovën dhe Serbinë nëse nuk “sillen me përgjegjësi”

“Ishte diçka që më tepër tingëllonte si ultimative sesa që ishte një deklarim i thjeshtë. Mbase Bashkimi Evropian duhet t’i ketë parë pasojat e politikave të tij të gabuara, të pasuksesshme dhe pa efekte deri tani. Andaj mbase do të duhej të ketë politika më shtrënguese, sidomos ndaj Serbisë. Pasi tani për herë të parë Serbia përmendet si faktor që mund të sanksionohet ashtu siç është sanksionuar Kosova. Mbase BE-ja ka indikacione që duke mos udhëhequr politika të drejta por të gabuara, duke qenë asimetrik në sjellje dhe priviligjues ndaj Serbisë nuk është rruga e duhur”, deklaron Baraliu.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në një deklarim para ambasadorëve francez më 28 gusht, ka thënë se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi në dialog.

Ndaj tij ditë më parë reagoi presidentja Vjosa Osmani, e cila se një veprim i tillë do ta vriste dialogun Kosovë-Serbi./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori