LAJMI I FUNDIT:

Rio Ferdinand ia huqi me analizën e tij për Tottenhamin

Rio Ferdinand ia huqi me analizën e tij për Tottenhamin

Rio Ferdinand deklaroi se Tottenhamin do t’i përmbysë gjërat ndaj Milanit në ndeshjen e dytë në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve dhe të kalojë tutje – por përmendi emrin e një lojtari për të cilin ka përfunduar edicioni para kohe.

Rodrigo Bentancur nuk do të luajë për pjesën e mbetur të sezonit, pasi pësoi një lëndim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë gjatë humbjes 4-1 të së shtunës nga Leicester. Uruguaiani është vendosur si një nga lojtarët më të rëndësishëm në sistemin e Antonio Contes këtë sezon, prandaj lajmet për lëndimin e tij në fund të sezonit ishin një goditje e madhe.


Ishte një lajm që qartësisht nuk kishte arritur ende te Ferdinand, megjithatë, me ish- lojtarin e Manchester United këmbëngul se gjithçka do të jetë në rregull për Spurs pas humbjes së tyre 1-0 nga Milani në San Siro, për sa kohë që ata kanë mesfushorin e tyre në ekip.

Moment shpërqendrimi për lojtarin e Tottenhamit ndaj Milanit - pasoi gabimisht te Richarlison që po bëhej gati të inkuadrohej
Lexo po ashtu Moment shpërqendrimi për lojtarin e Tottenhamit ndaj Milanit - pasoi gabimisht te Richarlison që po bëhej gati të inkuadrohej

I pyetur se si mendon se do të ndihet Tottenham pas humbjes së dytë radhazi, Ferdinand deklaroi për BT Sport : “Unë mendoj se Spurs do të jenë skuadër tjetër në ndeshjen e dytë”.

Duke elaboruar se pse, ai më pas bëri gabimin duke përmendur Bentancurin si një opsion që Conte mund ta përdorte kur Milani të shkojë në Londër në muajin e ardhshëm.

Carragher dhe Richards parashikojnë fituesin e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Carragher dhe Richards parashikojnë fituesin e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve

“Është një ndeshje në shtëpi, në terrenin e tyre, ata kanë dy lojtarë të mëdhenj në mesfushën e tyre – Bentancur dhe (Pierre-Emile) Hojbjerg – që rikthehen, ata kanë shumë përvojë dhe dinë të menaxhojnë ndeshje të tilla”, shtoi legjenda e Djajve të Kuq.

Ferdinandit iu kujtua më pas se ai kishte gabuar me Bentancur, por që legjenda angleze qëndroi te mendimi i tij për Tottenhamin. /Telegrafi/