Një intervistë e vjetër e këngëtares, Xhensila Myrtezaj, është bërë sërish virale në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e përdoruesve pas deklaratave të saj të dikurshme për ndërhyrjet estetike.

Në videon e realizuar vite më parë, artistja shprehej se në atë periudhë nuk kishte menduar për ndërhyrje në pamjen e saj dhe se ndihej rehat me paraqitjen natyrale.


Ajo kishte përmendur gjithashtu se një mundësi e tillë mund ta konsideronte vetëm në një moshë më të vonshme, duke përmendur “pas të 50-ave”.

Rishfaqja e kësaj deklarate ka nxitur diskutime të shumta në rrjet, ku disa ndjekës kanë komentuar ndryshimet në pamjen e këngëtares ndër vite, ndërsa të tjerë kanë vlerësuar mënyrën e sinqertë dhe spontane të shprehjes së saj në atë periudhë.

Videoja është kthyer në një nga temat më të komentuara të momentit për fansat e artistes. /Telegrafi/