LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Asterix

Rikthehet Asterix

Asteriksi, heroi i panënshtruar Gal që gjithmonë arrin t’i mposhtë romakët, kthehet për aventurën e tij të 37 të animuar, këtë radhë duke e çarë rrugën drejt Italisë me një koci.

Personazhi tejet i dashur për publikun francez e atë botëror i ka dëfryer që prej vitit 1959 lexuesit, me historitë e tij dhe ato të mikut të vet më të ngushtë, Obeliksit të bëshëm e zemërmirë.

Tashmë të dy ata janë shndërruar në figura kyçe të industrisë së botimit, me mbi 370 milionë libra me ilustrime të shitur në mbarë globin. Përveçse janë përkthyer në më shumë se 100 gjuhë të ndryshme, librat në fjalë kanë shërbyer edhe si frymëzim për një seri filmash vizatimorë.

Ngjarjet e “Asteriksit dhe garës me koci” vendosen në Italinë e lashtë. Në vend të përballjes me Jul Cezarin, dy heronjtë takohen me një fis banorësh, të cilët i quajnë “italike”. Bëhet fjalë për një grup njerëzish që luftojnë për pavarësi nga pushteti i Romës.

Libri origjinal, i shkruar nga Rene Goscinny, me ilustrime të Albert Uderzo, bëri bujë të madhe në vitet 1960-1970, e një gjysmëshekulli më vonë, shumë nga lexuesit e tij të asaj kohe vazhdojnë t’i përmendin bëmat e personazheve të tyre të dashur.

Pas vdekjes së Goscinny në vitin 1977, Uderzo u mor me shkrimin dhe ilustrimin e serive të reja, deri në vitin 2009, kur vendosi të tërhiqej. Tre edicionet e fundit janë krijuar nga Jean-Yves Ferri, me vizatime të Didier Conrad, e që të dy janë përpjekur t’i qëndrojnë sa më besnikë formatit fillestar.

Filmat e Asteriksit kanë qenë një sukses i vërtetë në “Box Office”, por edhe librat e tij kanë mundur të tërheqin një gjeneratë të re adhuruesish, gjë që reflektohet edhe te kërkesa për “Asteriksin dhe garën me karrocë”. 5 milionë kopje janë planifikuar që tani. /Top Channel/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori