LAJMI I FUNDIT:

Rikthehen emocionet e futbollit kosovar në Ipko, luhen ndeshjet çerekfinale në Digitalb Kupën e Kosovës

Rikthehen emocionet e futbollit kosovar në Ipko, luhen ndeshjet çerekfinale në Digitalb Kupën e Kosovës

Pas një pauze të gjatë më shumë se dy muaj, futbolli kosovar rikthehet në aksion.

Këtë vikend do të luhen katër ndeshjet çerekfinale në Digitalb Kupën e Kosovës.

Ferizaj, Feronikeli, Kika, Ballkani, Vëllaznimi, Drita, Prishtina dhe Trepça ’89 do të kërkojnë plasmanin në gjysmëfinale.

Ndeshja e parë do të zhvillohet ditën e shtunë (sot) në mes Ferizajt dhe Feronikelit, ndeshje që do të transmetohet direkt në Supersport Kosova 3 me fillim nga ora 13:00.

Ndërkohë ditën e diel do të zhvillohen tri ndeshje të tjera, dy prej të cilave në transmetim.

Ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohet në Gjakovë ku dy skuadrat ndër më të mëdha të në vend, Vëllaznimi dhe Drita do të jenë përballë njëra tjetrës.

Kuqezinjtë e Jakovës janë në Ligën e Parë, por që synojnë triumfin në Kupën e Kosovës, ashtu si kampioni në fuqi Drita që e sheh Kupën si rrugën e vetme për të arritur në garat evropiane.

Edhe ndeshja mes Vëllaznimit dhe Dritës do të transmetohet në Supersport Kosova 3.

Nga ora 13:00 përveç ndeshjes së lartpërmendur do të zhvillohet një takim interesant edhe në Gjilan. Kika që është befasia më e madhe në Kupën e Kosovës do të jetë nikoqir i Ballkanit.

Ndërkohë në kryeqytet me fillim nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrri do të luhet ndeshja më interesante mes Prishtinës dhe Trepçës ’89.

Kryeqytetasit janë duke luftuar për titullin e kampionit, por që synojnë edhe triumfin në Kupë.

Në anën tjetër Trepça ’89 ka mbetur shumë mbrapa luftës për titull dhe synon Kupën e Kosovës.

Prishtina – Trepça ’89 do të ketë transmetim dhe gjithë adhuruesit e futbollit kosovar mund ta shohin këtë spektakël në Supersport Kosova 2.

Për ta përjetuar aksionin më unik futbollistik dhe për t’i sjellë emocionet e ekipit tuaj të preferuar vedor në shtëpi, abonohuni me platformën më atraktive televizive, IPKO, që sjell qindra ndeshje gjatë një muaji, mbi të gjitha, ndeshjet e Superligës së Kosovës dhe DigitAlb Kupës së Kosovës.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori