LAJMI I FUNDIT:

Rikrijon lojërat e “Squid Game” në jetë reale – videoja e MrBeast thyen rekord shikueshmërie në YouTube për vetëm një ditë

Rikrijon lojërat e “Squid Game” në jetë reale – videoja e MrBeast thyen rekord shikueshmërie në YouTube për vetëm një ditë
MrBeast (Foto: YouTube)

MrBeast është bërë më i famshëm për realizimin e disa prej ngjarjeve në një version më ndryshe, të përpunuar dhe mjaft të kushtueshëm që kanali YouTube ka parë ndonjëherë.

Djaloshi ka bërë gjithçka, nga dhënia e një milion dollarësh për këdo që mund të mbante të gjitha faturat e deri te kalimi i 50 orësh në një burg të sigurisë maksimale.


Pra, me të vërtetë dukej se ishte vetëm çështje kohe para se MrBeast të sillte versionin e tij të hitit të Netflix, “Squid Game”.

MrBeast (Foto: YouTube)

Ylli i YouTube njoftoi se ai do të rikrijonte të gjitha lojërat e paraqitura në shfaqje sapo njëra prej videove të tij në TikTok të arrinte dhjetë milionë pëlqime.

Ndërkohë që videoja arriti atë moment historik (aktualisht ka 17.8 milionë pëlqime), MrBeast filloi të punonte për lojërat, duke u premtuar fansave të tij se do të ishte sa më i saktë për shfaqjen.

Njihuni me blogerin që krijoi setet për gjashtë lojërat e Squid Game - dëshiron të zhvillojë një garë me 456 lojtarë
Lexo po ashtu Njihuni me blogerin që krijoi setet për gjashtë lojërat e Squid Game - dëshiron të zhvillojë një garë me 456 lojtarë

Pasi nisi xhirimet dhe zbuloi saktësisht se sa po shpenzonte për projektin, njerëzit në rrjetet sociale filluan të pyesin veten nëse ky do të ishte një veprim i mirë.

Derisa një pjesë theksuan se ishte argëtuese, disa prej tyre nuk u pajtuan me këtë.

MrBeast po shpenzon miliona për të rikrijuar lojërat nga shfaqja, teksa vendos njerëzit në situata të rrezikshme për të fituar para që mund të ndryshojnë jetën e tyre.

Ndërkaq, të tjerë kanë pranuar se MrBeast bën shumë punë bamirësie që nuk duhet të lënë në hije nga projekti i tij, “Squid Game”.

Përveç kanalit të tij kryesor në YouTube, MrBeast drejton “Beast Philanthropy”, një kanal ku 100% e të ardhurave shkojnë në një qilar ushqimor që ai hapi në fillim të këtij viti, si dhe përpjekjet e tij të tjera bamirëse.

Ka pasur argumente se videot e tij në shkallë të gjerë në YouTube që tërheqin shumë shikues, si kjo që duhet të bëjë, ndihmojnë në financimin e të gjithë filantropisë së tij, këtë e mendon edhe me “Squid Game In Real Life”.

@mrbeastIt’s in your hands tik tok♬ Squid Game – Carrot

MrBeast nuk është i vetmi që po kritikohet dhe që po sjell shfaqjen e “Squid Game”. Këtë e kanë bërë edhe të tjerë si James Charles e Piper Rockelle, madje kanë grumbulluar miliona shikime në YouTube.

Deri më tani, i njëjti duket se ka injoruar totalisht kritikat, teksa ka njoftuar se tashmë kanë përfunduar edhe xhirimet.

“Squid Game” ndryshe ka qenë një nga shfaqjet më të popullarizuara të këtij viti që u shikua për 1.6 miliardë orë globalisht. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori