LAJMI I FUNDIT:

Rihanna shpallet muzikantja më e pasur në botë

Rihanna shpallet muzikantja më e pasur në botë
Rihanna (Foto nga Caroline McCredie/Getty Images for Fenty Beauty by Rihanna/Guliver)

Këngëtarja Rihanna që nga fëmijëria e saj kishte luftuar me varfëri gjatë jetesës në Barbados. Jeta e saj në shtëpi ishte mizore, pasi kishte momente të dhunshme nga varësia e drogës dhe alkoolit të babait të saj, shkruan The Guardian.

Sidoqoftë, në shkollë, mësuesit e këngëtares kishin theksuar se ajo ishte e sigurt për veten dhe shumë inteligjente. Në kohën kur ishte 10 vjeçare, Rihanna ishte bërë kujdestare e dy vëllezërve të vegjël, ndërsa nëna e saj punonte për t’i mbështetur ata. Prindërit e saj më vonë u divorcuan.


Rihanna (Foto: Caroline McCredie/Getty Images for Fenty Beauty by Rihanna/Guliver)

Në moshën 32 vjeçare, ajo sot hyn në ‘Sunday Times Rich List 2020′ si muzikantja më e pasur në botë.

Krijuesja e hitit ‘Man Down’ është kthyer në një sipërmarrëse me pasuri të madhe, vlera e të cilës arrin 468 milionë funte (523 milionë euro).

Rihanna, e cila hyn në kategorinë e muzikantëve me famë ndërkombëtare, tani është më e pasur se Mick Jagger, Elton John, Ed Sheeran dhe Adele.

Rihanna (Foto nga Christopher Polk/Getty Images for NARAS/Guliver)

Rritja e saj në krye të listës elitare të Britanisë së Madhe duket se madje ka tronditur Robert Watts: “Ajo na kapi disi në befasi,” i tha ai BBC-së. “Shumë pak njerëz e dinin që ajo jetonte në Mbretërinë e Bashkuar deri në verën e kaluar.

Në moshën 24 vjeçare, ajo kishte fituar rekordin si artistja digjitale më e shitur e të gjitha kohërave, dhe në moshën 31 vjeçare, Rihanna u bë gruaja e parë e zezë që drejtoi një shtëpi luksoze të modës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori