LAJMI I FUNDIT:

Rihanna është duke dalë me reperin A$AP Rocky pas ndarjes nga ish-i dashuri Hassan Jameel

Rihanna është duke dalë me reperin A$AP Rocky pas ndarjes nga ish-i dashuri Hassan Jameel

Ajo u nda nga miliarderi saudit Hassan Jameel javën e kaluar pas afro tri vjet lidhje.

Por tani duket se Rihanna tashmë është zhvendosur në krahët e reperit A$AP Rocky, thuhet sipas një burimi të The Sun.


Miqtë e vjetër, për të cilët u raportua se kishin një ndërlidhje romantike ose dy në vitet e kaluara, u panë duke komod pranë njëri-tjetrit në Koncertin e Përfitimeve të vitit, 2020 Yams më 17 janar – në të njëjtën ditë që ylli i muzikës pop dhe sipërmarrësja e famshme ndërpreu lidhjen e saj me Jameel.

Rihanna dhe A$AP Rocky (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Mbrëmja festive e çiftit në “Big Apple” thuhet se përfundoi duke kaluar natën në shoqëri të njëri-tjetrit, shkruan DailyMail.

“Ata ndanë të njëjtin hotel gjatë këtij udhëtimi në New York”, tha një burim.

Edhe me shkëndijat që fluturojnë mes të dyve, këngëtarja e hitit “We Found Love” nuk ka hezituar të lërë gjurmë për këtë lidhje të aluduar të saj me reperin, duke qenë se ndarja e saj nga Jameel është ende aq e freskët.

Rihanna dhe A$AP Rocky (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

“Ata vërtet po shijojnë të qëndruarit pranë njëri-tjetrit”, shpjegoi burimi.

“Është me të vërtetë e rastësishme gjithçka mes tyre dhe ajo nuk po mendon nëse ka një të ardhme me Rockyn. Është një vajzë e re beqare që argëtohet”, ka thënë më tej ky burim.
Kjo nuk është hera e parë që Rihanna dhe Rocky janë lidhur në mënyrë romantike.

Ata ishin për herë të parë në lidhje vite më parë kur së bashku u panë në New York në vitin 2013. Por reperi ishte i shpejtë për të shuar ndonjë thashetheme për një bashkim të mundshëm.

Rihanna (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

“Unë as nuk e shikoj kështu. Ajo është seksi, por unë jam mirë”, tha ai në atë kohë siç raportohet nga Distractify.

Rocky (emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers) bëri lajme në mbarë botën verën e kaluar, kur u arrestua dhe u shpall fajtor për sulm fizik ndaj një personi në Suedi. Reperi mori një dënim të pezulluar pasi gjykata konstatoi se sulmi nuk ishte “i një natyre kaq serioze” sa të garantonte më shumë kohë prapa hekurave.

Ndërkohë këngëtarja me origjinë nga Barbadosi, 31 vjeçe dhe Jameel, i cili është biznesmen saudit i dhanë fund romancës së tyre, pjesërisht, sepse nuk qëndronin shumë me njëri-tjetrin.

“Jetët e tyre ishte shumë të ndryshme dhe ishte e vështirë të mbash një marrëdhënie”, tha një burim për Revistën People pas ndarjes së çiftit.

Në vitet e kaluara Rihanna ka qenë në lidhje romantike me reperin Travis Scott, këngëtarët Drake dhe Chris Brown, aktorin Josh Hartnett dhe lojtarin e bejsbollit Matt Kemp. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin

Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin

Magazina
Emily Ratajkowski tregon figurën e saj spektakolare në bikini, në pushimet në Monaco

Emily Ratajkowski tregon figurën e saj spektakolare në bikini, në pushimet në Monaco

Magazina
Meritoni mosmarrëveshje me produksionin pas finales së BBVA? Ish-banori habit me veprimin e tij

Meritoni mosmarrëveshje me produksionin pas finales së BBVA? Ish-banori habit me veprimin e tij

Magazina
Heidi Baci shuan heshtjen, tregon pse nuk ka reaguar pas përfundimit të Big Brother VIP Albania

Heidi Baci shuan heshtjen, tregon pse nuk ka reaguar pas përfundimit të Big Brother VIP Albania

Magazina
Irina Shayk tregon figurën e saj të mrekullueshme me bikini të zeza, teksa pozon buzë liqenit

Irina Shayk tregon figurën e saj të mrekullueshme me bikini të zeza, teksa pozon buzë liqenit

Magazina
Kalo në kategori