LAJMI I FUNDIT:

Ricky Martin mbërrin në Shqipëri

Ricky Martin mbërrin në Shqipëri

Ylli me famë ndërkombëtare, Ricky Martin, bëhet e ditur se ka mbërritur në Shqipëri.

Lajmi u njoftua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një video të shpërndarë në rrjete sociale.


Në videon e publikuar në Instagram, artisti nga Porto Riko shihet duke hipur në një makinë i rrethuar nga njerëzit.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ricky Martin në Tiranë, livin’la vida loca”, thuhet në postim.

Pamje të tjera nga koncerti madhështor i Enrique Iglesias në Tiranë
Lexo po ashtu Pamje të tjera nga koncerti madhështor i Enrique Iglesias në Tiranë

51 vjeçari pritet të performojë për herë të parë më 20 korrik para publikut shqiptar.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo vjen dy javë pas performancës së mrekullueshme të Enrique Iglesias në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Ricky është i njohur për hitet si: “Livin’ La Vida Loca”, “Maria”, “La Mordidita”, “The Cup of Life”, “Pegate”, “I Don’t Care” etj. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)