LAJMI I FUNDIT:

Ribashkimi special i “Friends” do të ketë premierën më 27 maj

Ribashkimi special i “Friends” do të ketë premierën më 27 maj

Traileri për ribashkimin special të “Friends” tashmë është publikuar.

Më poshtë janë pamjet e para nga ribashkimi i shumëpritur i HBO Max i kastit të serialit ikonik së bashku me një datë premierë dhe një listë mjaft mbresëlënëse të yjeve të ftuar.

Një paralajmërim i saktë: Ju nuk do shihni shumë nga ky trailer, pasi janë vetëm disa prapaskena.

“Friends” (Foto: YouTube)

“Friends”: Ribashkimi gjithashtu ka një datë të premierës tani – dhe është shumë më shpejt sesa mund të prisni: 27 maj (e enjte).

Lista e yjeve të ftuar përfshin: David Beckham, Justin Bieber, BTS, James Corden, Cindy Crawford, Cara Delevingne, Lady Gaga, Elliott Gould, Kit Harington, Larry Hankin, Mindy Kaling, Thomas Lennon, Christina Pickles, Tom Selleck, James Michael Tyler, Maggie Wheeler, Reese Witherspoon dhe Malala Yousafzai.

Të gjitha lajmet nga Friends
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Friends

Natyrisht, yjet specialë janë Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer.

“Friends” kthehen në skenën origjinale të komedisë ikonike, Stage 24, në Warner Bros.

Ben Winston qëndron prapa shfaqjes së bashku me producentët ekzekutivë të “Friends”: Kevin Bright, Marta Kauffman dhe David Crane.

“Friends” u shfaqën premierë në 1994 për 10 sezone në NBC.

Yjet e “Friends” (Foto: Getty Images)

Mbetet një nga shfaqjet më të njohura në botë, me 236 episodet e tij që debutuan në Netflix në 2015. Seriali u largua nga Netflix në 2019 dhe u zhvendosën në WarnerMedia’s HBO Max në 2020. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori