LAJMI I FUNDIT:

Riaktivizohet klubi i volejbollit Vllaznimi, përkrahet nga Komuna e Gjakovës

Riaktivizohet klubi i volejbollit Vllaznimi, përkrahet nga Komuna e Gjakovës

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e ka vizituar klubin e volejbollit “Vllaznimi”, klub i cili është riaktivizuar në kategorinë e meshkujve dhe të femrave pas një pauze 11 vjeçare.

Në një takim me volejbollistet dhe volejbollistët gjakovarë, por edhe me anëtarët e kryesisë së klubit dhe trajnerët, kryetarja Kusari-Lila i ka përgëzuar ata për iniciativën e riaktivizimit të klubit, ndërsa ka premtuar se komuna dhe drejtoria komunale e sportit në veçanti do të jetë afër tyre me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e veta.


Ajo ka thënë se për të si kryetare janë të mirëseardhura lajmet për aktivizimin sportiv, sepse sporti është rruga më e mirë për ta pasur një trup e një mendje të shëndosh dhe larg dukurive negative.

KV “Vllaznimi” është klubi i tretë sportiv që po riaktivizohet kohëve të fundit, pasi vetëm pak javë më parë në arenën sportive janë rikthyer pas shuarjes së mëhershme edhe Klubi i Atletikës “Vllaznimi” dhe Klubi i Shahut “Vllaznimi”, klube të cilat tashmë edhe kanë filluar me angazhimin nëpër gara të ndryshme në nivel vendi.

Komuna e Gjakovës tashmë ka ndarë një shumë prej 60 mijë euro për pjesën e mbetur të vitit 2016, për financimin e drejtpërdrejtë të klubeve sportive.

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori