Rezultonte i zhdukur, gjendet i moshuari nga fshati Loshkobar i Ferizajt

Është gjetur personi i moshuar, i cili ishte raportuar si i zhdukur në fshatin Loshkobar, Komuna e Ferizajt.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se personi është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
"Operacioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Loshkobar, Ferizaj ka përfunduar me sukses. Personi i moshuar, i cili ishte raportuar si i humbur dhe vuante nga demenca, është gjetur dhe është jashtë rrezikut për jetë", thuhet në njoftim./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































