Haxhiu viziton Zyrën Kombëtare të Auditimit, thekson rëndësinë e transparencës dhe pavarësisë institucionale


Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, vizitoi sot Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), ku u prit nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca dhe stafi i institucionit.
Përmes një postimi, Haxhiu vlerësoi rolin e ZKA-së në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale, duke theksuar se auditimi i pavarur është një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së mirë.
Sipas saj, gjatë takimit u diskutua për njohjet ndërkombëtare të ZKA-së, bashkëpunimin me Prokurorinë në trajtimin e gjetjeve të auditimit, si dhe ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale.
"Do të vazhdoj të mbështes çdo përpjekje që forcon integritetin, transparencën dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike", ka deklaruar Haxhiu. /Telegrafi/


































