LAJMI I FUNDIT:

Rezarta Shkurta përlotet në emision, tregon vuajtjen e vajzës për mungesën e të atit (Foto)

Rezarta Shkurta përlotet në emision, tregon vuajtjen e vajzës për mungesën e të atit (Foto)

Rezarta Shkurta emocionohet dhe nuk flet dot gjatë kur pyetet për Ermalin.

E ftuar në Pasdite në Top Channel ajo ka rrëfyer marrëdhënien me të, tashmë larg njëri-tjetrit.”Kur ndodhi ngjarja, atë kohë isha shumë e dehur, e mpirë, e hutuar për ta kuptuar çfarë po ndodh. Ne kishim vajzën 1 vjeçe. Ishim në kulmin e lumturisë. Ishte shumë e vështirë është pak ta thuash…” tha ajo e përlotur në bisedë me Jonida Shehun.


E pikërisht pika e tyre më e dobët, duket se është njeriu që u jep më shumë forcë, si Rezartës dhe Ermalit; është vajza e tyre Hera.

Rezarta Shkurta në “Pasdite në Top Channel” përball gazetares Jonida Shehu

“Personi që na jep kurajo të dyve është vajza jonë Hera. Nuk e di nëse ajo ka arritur ta kuptojë nocionin baba! Edhe ajo ditët e para kur ndodhi ngjarja as nuk hante, as nuk flinte mirë”, tregoi e Rezarta në Pasdite në Top Channel.

E ka të pamundur të flasë gjatë pasi lotët nuk e lënë të komentojë ditët e Herës pa babain, takimet e Rezartës me bashkëshortin dhe surprizat e ditëlindjeve. E sigurtë që ai po e ndjek intervistën e saj i thotë publikisht “Te dua”.

Nuk lë pa komentuar marrëdhënien e saj me vjehrrën, duke treguar se e ndihmon me vajzën dhe se kanë një raport shumë të mirë.

Rezarta Shkurta

Rezarta Shkurta flet edhe për raportet me miqtë, artistët dhe karrierën si këngëtare. Flet për herë të parë edhe përse nuk e ndjek në Instagram mikeshën e saj Zajminë.

“Në fakt nuk e kam ndjekur kurrë. E kam Instagramin për biznes dhe ndjek vetëm ato. Nuk ka ndonjë hatërmbetje për këtë gjë”, sqaroi Rezarta.

Sa për miqtë, duket se nuk ka shumë. Përmend Elgit Dodën dhe konfirmon lidhjen e tij me Klea Hutën.

“E kam uruar para një viti kur e mora vesh”, tha ajo duke qeshur në studion e Pasdite në Top Channel. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori