LAJMI I FUNDIT:

Remzie Osmani: Kam agjëruar gjithnjë, por angazhimet në dasma viteve të fundit ma kanë bërë të pamundur

Remzie Osmani: Kam agjëruar gjithnjë, por angazhimet në dasma viteve të fundit ma kanë bërë të pamundur
Foto: Remzie Osmani/Instagram

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Prive”.

Ajo do të jetë shumë aktive këtë verë me projekte të reja, gjersa ka paralajmëruar tri duete këtë verë.


Foto: Remzie Osmani/Instagram

Duke qenë se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, Osmani nuk i shpëtoi pyetjes nëse është duke agjëruar.

Këngëtarja në përgjigjen e saj tregoi se ka agjëruar ndër vite gjatë muajit të Ramazanit, por që viteve të fundit e ka të pamundur.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E shkas për këtë janë bërë angazhimet e shumta të këngëtares në verë: koncertet dhe dasmat.

Përveç energjisë që i duhet për të kënduar, Remzia tregoi se ishte i vështirë edhe fakti i ngrënies së iftarit në orët e vona, pasi në atë kohë ajo duhej të ishte duke kënduar në dasmë.

Tutje, këngëtarja ka folur edhe rreth këngëve të reja që do t’i sjellë së shpejti, dhe duetit të fundit që solli me vëllanë e saj, Nexhat Osmanin, i cili u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/