LAJMI I FUNDIT:

Reina zbulon ndjenjat që pati nga coronavirusi: Humba oksigjenin për 25 minuta, fyti mu mbyll

Reina zbulon ndjenjat që pati nga coronavirusi: Humba oksigjenin për 25 minuta, fyti mu mbyll

Pepe Reina ka zbuluar se ai humbi oksigjenin për 25 minuta pas kontraktimit të coronavirusit, ndërsa ka folur për kohën e kaluar me sëmundjen ngjitëse.

Portieri spanjoll është huazuar nga Milani te Aston Villa dhe kishte zbuluar më parë se ai vuajti simptoma të coronavirusit gjatë qëndrimit në Britani të Madhe.

Tani ai ka zbuluar se ka kaluar “tetë ditë pas dyerve të mbyllura” për të shmangur infektimin e familjarëve të tij dhe kaloi një moment të frikshëm kur humbi oksigjenin për 25 minuta.

Pepe Reina: Të infektohesh me coronavirus, është sikur të shtypesh nga një kamion
Lexo po ashtu Pepe Reina: Të infektohesh me coronavirus, është sikur të shtypesh nga një kamion

“Unë nuk kam dalë tash e 18 ditë. Kam grup të shkëlqyeshëm, sidoqoftë. Jam unë, gruaja ime Yolanda, pesë fëmijë dhe dy vjehrra”, ka thënë fillimisht Reina për Corriere dello Sport.

“Shtëpia është e madhe. Sidoqoftë, u izolova pasi provova simptomat e para të virusit. Kam pasur ethe, kollë të thatë, dhimbje-koke që nuk më ndalej kurrë dhe rraskapitje të plotë”.

Pepe Reina (Foto: Malcolm Couzens/Getty Images/Guliver)

“E vetmja frikë ishte kur humba oksigjenin për 25 minuta, sikur fyti im u mbyll papritmas ajri nuk mund të kalonte”.

“Gjashtë ose tetë ditët e para, unë kalova në një dhomë të mbyllur”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori