Sergio Reguilon është njëri nga lojtarët që po kërkohet me ngulm nga Manchester United.

Mbrojtësi i majtë spanjoll ka qenë i huazuar te Sevilla edicionin e kaluar nga Real Madrid.

Në sezonin e tij të parë te Sevilla, Reguilon ka shkëlqyer duke ndihmuar skuadrën spanjolle edhe ta fitoj trofeun e Ligës së Evropës.

Por sipas asaj që ka raportuar AS, ai po heziton të transferohet te gjiganti anglez Manchester United.

Aktualisht trajneri Zinedine Zidane nuk është i gatshëm ta mbajë në skuadër pasi në atë pozitë ka Feerland Mendy dhe brazilianin Marcelo.

Sergio Reguilon . (Photo by Fran Santiago/Getty Images)

Reguilon po preferon më shumë një tjetër vit huazim te Sevilla se sa të transferohet përfundimisht te Djajtë e Kuq.

Mbrojtësi beson se një lëvizje e përhershme në Old Traford do të sinjalizonte fundin e ëndrrës së tij për të luajtur në Real Madrid në të ardhmen.

Për lojtarin interesim kanë shfaqur edhe skuadra tjera si Napoli, Roma e Tottenham Hotspur, por ai është i vendosur të vazhdoj karrierën në La Liga. /Telegrafi/